Ky është i dyshuari për zjarrvënien në qendrën e ndalimit policor në Pejë

Një incident i zjarrit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendrën e ndalimit policor në Pejë.

Klankosova.tv mëson se i dyshuar për zjarrvënien është 25 vjeçari Gultekim Rama, i cili edhe vet ka pësuar lëndime trupore duke u djegur lehtë në fytyrë dhe duar.

Po ashtu mësohet se ai është recidivist në disa raste të vjedhjeve.

Pas trajtimit mjekësor, Rama është kthyer sërisht në ndalim policor.