Një masakër futbolli, një poshtërim sportiv: kjo ishte Norvegji-Moldavi, e cila përfundoi 11-1.
Norvegjia po fluturon me të pandalshmin Erling Haaland. Sulmuesi pothuajse i kërkoi falje pas ndeshjes portierit moldav Cristian Avram që pësoi pesë gola nga norvegjezi.
Në ndeshjen në Oslo, sulmuesi i Manchester City shënoi tregolëshin e pestë me kombëtaren midis minutave 11 dhe 43 të pjesës së parë, pastaj shënoi dy herë të tjera në pjesën e dytë, në minutat 52 dhe 83.
Haaland vazhdon marshimin e tij të pandalshëm drejt Olimpit të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të futbollit.
“Është një turp për ne. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”, tha trajneri i Moldavisë, Sergey Kleshchenko, pas ndeshjes, duke komentuar humbjen më të keqe të vendit të tij në histori.
Ishte një natë veçanërisht e vështirë për portierin moldav, Cristian Avram, pavarësisht se nuk pati shumë faj.
Portieri 31-vjeçar, i cili luan në kategorinë kryesore të Azerbajxhanit, zbuloi se çfarë i tha Haaland pas fundit të ndeshjes.
“Fola me Erling”, tha Avram pas ndeshjes. “Ai më tha ‘nuk është faji im’ dhe se duhet të vazhdonin të shënonin për shkak të diferencës së golave. E kuptoj këtë. Çfarë mund të them? Nuk do të vdes. Duhet të qëndroj i fortë. Kam një ndeshje tjetër pas disa ditësh. Por njëmbëdhjetë gola janë shumë…”.
The post “Nuk është faji im”, mesazhi i Haaland për portierin që turpëroi appeared first on Telesport.