Alessio Tacchinardi, ish-mesfushori i Juventusit, foli për “Tuttosport” para derbit të Italisë, të shtunën në orën 18:00. Për talentin Kenan Yildiz tha: “Të lë pa fjalë, ka atë goditje që çmend tifozët. Aksioni kundër Parmës e tregon, ka diçka të veçantë brenda vetes”.
Për krahasimin e turkut me Lautaro Martínez: “Është e vështirë të bëhen krahasime. Lautaro është lojtar i kompletuar, shënon në shumë mënyra. Yildiz duhet të rritet, sidomos me të majtën, por gjithmonë bën diçka që i ndez tifozët”.
Për derbin Juve-Inter: “Do të jetë ndryshe nga ai i sezonit të kaluar në ‘San Siro’. Për Interin është sfidë e ndjeshme. Chivu ka një skuadër për posedim, por ai do lojë më vertikale. Tudor ka pikërisht llojin e skuadrës që donte. Sot, Juve është më e qartë”.
The post Tacchinardi “skanon” Juve-Inter: Sfidë ndryshe nga të kaluarat, Chivu nuk ka skuadrën që donte appeared first on Telesport.