Çitaku takon Ismajl Sylën në zyrat e PDK-së: Mu duk sikur do ta shihja edhe Hashim Thaçin

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka treguar se sot në zyrat e PDK-së e kishte takuar me Ismajl Sylën. Duke qenë se Syla ka qenë bashkëpunëtor shumë i ngushtë me Hashim Thaçin, Çitaku ka thënë se i dukej se në zyrat e PDK-së do ta shihte edhe ish-presidentin Thaçi.

“Sot, kur hyra në zyrë dhe e pashë Ismajl Sylën aty, për një çast m’u duk sikur do ta shihja edhe Presidentin.Ismajli është njeriu me të cilin kemi ndarë ditë të mira e të vështira, gëzime e hidhërime. Na erdhi për kafe, e u çmallëm bashkë me Ardin”, ka shkruar ajo.

Çitaku thotë se “ka disa miqësi që lindin në kohë të vështira, të cilat bëhen si shkëmb i fortë e nuk cënohen as nga vitet, as nga rrethanat”.