Fitorja 5-0 e Anglisë ndaj Serbisë në kualifikueset e Botërorit 2026 u errësua nga tensionet në tribuna. Ndërsa lojtarët vazhdonin ndeshjen në fushë, në shkallët e stadiumit shpërtheu një rrahje e dhunshme mes vetë tifozëve serbë. Pra, nuk mjaftuan vetëm koret kundër Kosovës, “targetit” të përhershëm.
Gjithçka nisi kur një pjesë e tifozëve nisi të këndonte kore kundër presidentit Aleksandar Vuçiç, çka shkaktoi reagimin e ashpër të një grupi tjetër në tribunë. Sherri u përshkallëzua shpejt, me goditje e përplasje edhe para fëmijëve të pranishëm, duke krijuar skena kaotike.
Policia me paisje anti-revoltë ndërhyri menjëherë për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe evakuuar familjet me fëmijë. Incidentet zgjatën disa minuta, por më pas u rivendos qetësia. Ky episod reflekton tensionin e madh politik që po kalon Serbia në ditët e fundit, ku protestat e brendshme po ndikojnë edhe mjedisin sportiv.
Batinaši na Marakani dolaze u grupama da tuku ljude koji skandiraju. Prisutna su i deca. pic.twitter.com/azF1e3gIkQ
— Ćutanje nije zlato (@nije_zlato) September 9, 2025
The post Jo vetëm thirrje kundër Kosovës, tifozët serbë u përleshën frikshëm mes veti për Vuçiç appeared first on Telesport.