Derbi i Italisë na fton që në javën e 3-të të Serie A. Juventusi vjen me pikë të plota, ndërsa Interi, pas humbjes me Udinese, është -3 nga bardhezinjtë. Të shtunën, në orën 18:00, në “Allianz Stadium”, bardhezinjtë mund të tentojnë shkëputjen, ndërsa zikaltërit rilançimin e menjëhershëm.
Numrat e rivalitetit Juventus-Inter në Serie A:
Përballje totale: 184
Fitore të Juventusit: 88
Barazime: 47
Fitore të Interit: 49
Golaverazhi: 264-213
Në Torino: 92 ndeshje → Juve ka fituar 63 herë, Interi 12, ndërsa barazim 17 herë.
Kuriozitete dhe tabu:
Interi ka fituar vetëm 1 nga 6 ndeshjet e fundit të Serie A kundër Juves (2B, 3H).
Fitorja e fundit e Interit në Torino, në prill 2022 (Çalhanoglu me penallti).
Juve është e pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Interit.
Është hera e tretë në histori që Juve dhe Interi përballen brenda 3 javëve të para të Serie A (pas 1939 dhe 2013).
Vetëm 2 gola në 14 ndeshje të Serie A ka shënuar Lautaro kundër Juves, një nga bilancet e tij më të dobëta.
The post Juventus-Inter / Statistika, kuriozitete dhe tabutë e një sfide të pafundme appeared first on Telesport.