Dy të akuzuarit nga Prokuroria hapën bashkë biznes vitin e kaluar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryeshefit të Ibër-Lepencit, Faruk Mujka. Ai po akuzohet për dyshime për dallavere gjatë kohës sa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës. Lajmi është bërë i ditur me një komunikatë për media. Sipas njoftimit të Prokurorisë, Faruk Mujka, bashkë me Hysen Muzliukaj, ish-këshilltar i Faton Pecit, i kanë dëmtuar dëm AKP-së mbi 125 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Faruk Mujka, aktualisht kryeshef i Ndërmarrjes “Ibër Lepenc” dhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, bashkë me Hysen Muzliukajn, ish-këshilltar i ministrit Faton Peci, tash drejtor në Institutin e Kosovës për Administratë Publike,  vitin e kaluar kishin promovuar një biznes privat.

Të dy, të cilët sot janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dëmtim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit me mbi 125 mijë euro, në vitin 2023 kishin hapur kompaninë “DEUTCHE ELEKTRIK”, një biznes në fushën e materialit elektrik.

Vetë Mujka kishte bërë promovimin publik të aktivitetit, duke shkruar se “bashkëpunimin shumëvjeçar me partnerët po e ngritim në një nivel tjetër”, ndërsa kishte theksuar se kompania kishte për qëllim sjelljen e standardeve gjermane në Kosovë.

Ky fakt nxjerr edhe një dimension tjetër të figurës së të akuzuarve, të cilët përveç angazhimit politik dhe posteve publike, paralelisht ishin të angazhuar edhe në aktivitete të përbashkëta biznesore.

Njeriu kryesor i Vetëvendosjes në Mitrovicë promovon biznesin e ri me ish-drejtorin e Agim Bahtirit, Qeveria Kurti i la minatorët pa paga që tre muaj

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Faruk Mujka, bashkë me Hysen Muzliukaj, ish-këshilltar i Faton Pecit, i kanë dëmtuar dëm AKP-së mbi 125 mijë euro.

“Të pandehurit akuzohen se, F.M., në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe H.M., si Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike”, thuhet në njoftim.

“Sipas aktakuzës, më 25.04.2021, të pandehurit, duke qenë në dijeni se Kuvendi i Komunës kishte marrë dy herë vendim për shpalljen me interes të posaçëm publik të një prone të paluajtshme, i paraqitën po këtij Kuvendi një Propozim-Vendim për këmbimin e të njëjtës prone, duke e paraqitur atë si pronë komunale, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm prej 125,100.00 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ndërkohë, i pandehuri F.M. akuzohet edhe për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”. Në kuadër të aktakuzës, PSRK ka propozuar: Shqiptimin e dënimeve plotësuese ndaj të pandehurve F.M. dhe H.M”, përfundon komunikata.

Prokuroria Speciale e kishte arretuar Faruk Mujkën në korrik të vitit 2023.

Ai dyshohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale, thuhet se në këtë aksion janë sekuestruar 60 mijë euro, e se vepra për të cilën dyshohen Mujka dhe një ish zyrtar tjetër është Keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’.’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”. Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro.” “ – thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Rasti ndërlidhej me kohën kur Mujka kishte qenë nënkryetar i Mitrovicës.

Ai dyshohet se ka keqpërdorur detyrën duke bërë që objekti i bibliotekës në Mitrovicë, të kthehet në kafiteri.

Hapësira prej 139 metra katrorë e katit përdhesë e ndërtesës së “Bankosit” në sheshin e Mitrovicës kishte kaluar nga prona shtetëror në pronë private.

Bashkë me të ishte arrestuar edhe Hysni Muzliukaj, ish-këshilltar i Faton Pecit, tash i emëruar drejtor në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, përkatësisht neni 414, parasheh dënim nga 1 deri në 8 vjet për kryerjen e kësaj vepre. Por, kur dëmi e kalon shumën prej 5 mijë euro, dënimi mund të shkoj deri në 10 vjet burgim.

Personi zyrtar që e kryen veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe përfitimi apo dëmi e tejkalon shumën prej pesëmijë (5000) euro, dënohet me gjobë dhe burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.” – thuhet në Kodin Penal.

I shkarkuari nën dyshimet për korrupsion gjen “strehë” në Vetëvendosje, pozon me Kurtin

Faton Peci e kishte liruar nga detyra e këshilltarit të tij, Hysen Muzliukajn, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” gjatë kohës si drejtor në Komunën e Mitrovicës.

Muzliukajt mund t’i ketë mbetur hatri në ministrin Peci pse e shkarkoi, por më shefin e ish-shefit të tij ka rujatur raporte të mrekullueshme, shkruan Demokracia.com.

Ai po e përkrahte fort Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurtin. Më këtë të fundit është parë edhe në fotografi së bashku. Muzliukaj është emër i njohur edhe për kryeministrin Kurti, meqë i njëjti para pak muajve ra në pranga të policisë, por kjo nuk e pengonte atë që të shfaqet më të publikisht. E me pëlqime në fotografi po i rrin gati edhe Agim Bahtiri.

Në muajin korrik të 2023, Peci e kishte liruar nga detyra këshilltarin e tij, Hysen Muzliukaj, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” deri sa ishte drejtor në Komunën e Mitrovicës.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte kryer në korrik bastisje në dy lokacione, në pronën e kryeshefit të Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, si dhe ish-drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj.

Prokuroria kishte njoftuar se në dy pronat e bastisura kishte sekuestruar 60 mijë euro, të cilat ishin gjetur në pronën e Faruk Mujkës së LVV-së, por që më pas avokati i tij Xhafer Tahiri, që është nga radhët e LDK-së, ishte munduar t’ia zhbllokojë duke dhënë arsye jo fort të besueshme.

“Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në këto dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve. Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro”.

 

Hëm asamblist, hëm kryeshef ekzekutiv në ndërmarrje publike

I dyshuari për korrupsion, Faruk Mujka, po vazhdon të mbajë dy poste publike. Atë të Kryeshefit Ekzekutiv të NH “Ibër-Lepenc” Sh. A., e cila është me 100 për qind të aksioneve në pronësi të Qeverisë së Kosovës dhe postin e asamblistit nga radhët e Vetëvendosjes në Mitrovicën e Jugut, shkruan Demokracia.com.

Njeriu i Vetëvendosjes, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për korrupsion, po vazhdon të mbajë dy funksione publike. Dihet se në të kaluarën nuk ishte lejuar që Blerand Stavileci të emërohej në krye të një ndërmarrjeje publike për shkak të postit politik që kishte mbajtur më herët, bazuar në interpretimin që kishte bërë Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në rastin e kandidimit të tij për Kryeshef të Korporatës Energjetike të Kosovës. Në atë interpretim, ZKM-ja kishte thënë se edhe kryeshefi i ndërmarrjes publike duhet të jetë i pavarur, pra nuk duhet të ketë poste politike dhe të jetë pjesë e organeve vendimmarrëse të partive politike në 36 muajt e fundit.

Demokracia.com kishte kërkuar një sqarim nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit lidhur më atë se “A lejohet me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, që një asamblist i një komune të ushtrojë njëkohësisht edhe detyrën e kryeshefit në një Ndërmarrje Publike?”

APK-ja kishte thënë se në legjislacionin që mbikëqyrin ata kjo çështje nuk përmban konflikt, por sipas tyre, duhet të shihet me kodin etik të Ligjit për Korporata.

“Edhe pse në pyetje nuk është saktësuar nga ju se a behet fjalë për ndërmarrjen publike qendrore apo ndërmarrje publike komunale, sa i takon Ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit nuk është se ka ndonjë kufizim / ndalesë absolute për ushtrimin e këtyre dy funksioneve. Mund të ketë kufizime të natyrës “konflikt rast pas rasti i interesit” që evitohet me deklarim dhe me shmangie nga situatat e caktuara kur shfaqen. Por, nëse bëhet fjalë këtu për ndërmarrje publike komunale, atëherë sa për sugjerim po ju sqarojmë se te Ligji për Vetëqeverisjen Lokale ekziston një kufizim te neni 65, pika dy që shprehimisht thotë: “Drejtorët komunal, drejtorët e institucioneve dhe ndërmarrjeve nën autoritetin e komunës dhe nëpunësit civil të administratës së komunës nuk mund të jenë anëtar të kuvendit të Republikës së Kosovës apo kuvendit të komunës të komunës ku ata punojnë”. Ndërsa, nëse bëhet fjalë për ndërmarrje publike qendrore, atëherë për zgjedhjen e organeve drejtuese të këtyre ndërmarrjeve vjen në shprehje Kodi i Etikës së Qeverisjes Koorporative, për zbatimin e të cilit përgjegjëse është Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë”, thuhet në përgjigjen e APK-së për Demokracia.com.

Deri sa Komuna e Mitrovicës udhëhiqej nga kryetari Agim Bahtiri, Mujka shërbente në cilësinë e nënkryetarit dhe atë të kryetarit të LVV-së në qendrën e Mitrovicës. /Demokracia.com/

Flet kundërkorrupsioni | Hëm asamblist, hëm kryeshef ekzekutiv në ndërmarrje publike – a është në konflikt të interesit Faruk Mujka i Vetëvendosjes?