Milani e ka vëmendjen te Rafa Leao. Sulmuesi portugez, i ndalur pas ndeshjes hapëse ndaj Barit, ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe vijon stërvitjet individuale. Për këtë arsye, ndeshja e së dielës me Bologna nuk do ta shohë në fushë, pasi stafi mjekësor nuk dëshiron të rrezikojë. Objektivi mbetet rikthimi më 20 shtator kundër Udineses.
Ndërkohë, ka shqetësim edhe për Christopher Nkunku, që ka pranuar se është ende pas në formë. Kjo mund të hapë rrugën për titullarët Pulisic dhe Gimenez, të cilët megjithatë do të kthehen vonë nga impenjimet me kombëtaret. Pulisic mund ta nisë nga stoli.
Të enjten pritet të kthehen edhe Maignan dhe Rabiot. Ky i fundit, i vërshëllyer në Francë-Islandë, është në “balotazh” me Loftus-Cheek për një vend titullari, ndërsa Modric dhe Fofana janë të sigurt. Dyshime gjithashtu për Estupinian, i ndalur tek Ekuadori për shkak të një problemi muskulor.
The post Milani në ankth për gjendjen e Leaos, portugezi humbet edhe ndeshjen ndaj Bologna appeared first on Telesport.