E gjobiti në verë për shkeljen e rregullave financiare, UEFA merr vendimin për Chelsea për Champions League

UEFA ka konfirmuar se Chelsea ka balancuar me sukses shpenzimet e transferimeve këtë verë për t’u përputhur me kushtet e një marrëveshjeje për shkeljen e rregullave financiare.

Chelsea u gjobit me 31 milionë euro në korrik për shkeljen e rregullave të UEFA-s për të ardhurat e futbollit dhe raportin e kostos së skuadrës. Si pjesë e një marrëveshjeje, Chelsea mund të regjistronte vetëm nënshkrime të reja për skuadrën e tyre të Champions League nëse tarifat e tyre të transferimit kompensoheshin nga shitja e lojtarëve që ishin në skuadrën e tyre të Conferenne League, sezonin e kaluar.

Largimet e lojtarëve të tillë si Noni Madueke, Kiernan Deësbury-Hall, Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson, do të thotë se Chelsea ka qenë në gjendje të përfshijë nënshkrimet e reja Liam Delap, Joao Pedro, Alejandro Garnacho, Jamie Gittens dhe Jorrel Hato në skuadrën e tyre për fazën e grupeve së Ligës së Kampionëve.

Blutë fituan një rekord prej 314 milionë eurosh nga shitja e 23 lojtarëve këtë verë. Ata shpenzuan 296 milionë euro për transferime të reja për të mbyllur afatin kalimtar me një fitim prej 20 milionë eurosh.

UEFA thotë se kontrolloi skuadrën e Chelsea për Champions për t’u siguruar që ajo i plotësonte kërkesat e saj: “Lista e skuadrës së paraqitur përmbushte kriteret e marrëveshjes së zgjidhjes dhe për këtë arsye është miratuar“.

The post E gjobiti në verë për shkeljen e rregullave financiare, UEFA merr vendimin për Chelsea për Champions League appeared first on Telesport.