Anglia e pamposhtur në eliminatoret e Kupës së Botës 2026, fitoi dje thellë 5-0 ndaj Serbisë jashtë fushe, duke kryesuar grupin me 15 pikë të plota. Një fitore që i dha mundësi edhe Shqipërisë të ngjitet në vendin e dytë.
Trajneri gjerman Thomas Tuchel, që drejton kombëtaren angleze, u shpreh i kënaqur me fitoren: “Luajtëm me shumë intensitet, punuam shumë. Mendoj se ishte punë ekipore në formën e saj më të pastër dhe që nga ajo kohë treguam cilësinë tone”.
“E mbajtëm Serbinë larg, pa bërë gjuajtje në portën tonë. Nuk lejuam raste, kështu që duhet të punosh shumë për ta bërë këtë. Nevojitet shumë ndihmë, nevojitet shumë intensitet në duele, shumë punë e padukshme për të cilën nuk merr lëvdata”, tha Tuchel.
“E bëmë këtë me shumë mbështetje në të gjitha pozicionet, shumë vrapim, shumë përpjekje, ishte një lojë e bukur nga ana jonë për t’u parë. Jemi rritur gradualisht nga hera e parë që jemi grumbulluar së bashku”, tha trajneri gjerman.
Në fund, Tuchel tha: “Kemi mësuar shumë me kalimin e kohës, u dhamë lojtarëve qartësi në rolin e tyre, në strukturën që po luajmë, dhe që atëherë u dhamë atyre përgjegjësinë për ta vënë në jetë”.
“Lojtarët tanë po e bëjnë shkëlqyeshëm punën në fushën e lojës, kështu që merita u takon atyre. Ata bënë mrekullisht punën ndaj Serbisë dhe ky është standardi ynë”, tha Tuchel.
The post Mposhti 5-0 Serbinë, trajneri Tuchel optimist për Anglinë: Ky është standardi ynë tani appeared first on Telesport.