Mike Maignan, tani në sezonin e tij të pestë me “kuqezinjtë”, ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës, e cila skadon më 30 qershor të verës së ardhshme. Dhe, aktualisht, nuk duket se ka asnjë shenjë konkrete për një rinovim të afërt.
Drejtuesit e Milan kanë filluar të kërkojë rreth e rrotull për të shmangur ndonjë surprizë në fund. Emri më i përfolur, nëse kontrata e Maignan nuk rinovohet, është ai i Zion Suzuki: Portieri aktual i Parmës.
Suzuki, 23 vjec, ka luajtur edhe 18 ndeshje me kombëtaren e Japonisë. Edhe më herët emri i tij është përfolur si e ardhmja e portës kuqezi. Por, çmimi i lartë i kërkuar nga klubi emilian dhe prania e vazhdueshme e Maignan eliminuan çdo mundësi për një marrëveshje më herët.
Megjithatë, tani gjërat duket se kanë ndryshuar: Milan dhe Maignan janë në një bllokim që mund të shënojë fundin e aventurës së “Magic Mike” me kuqezinjtë, ndërsa portieri japonez i Parmës po monitorohet nga afër nga Tare.
Klubi ka gjithashtu besim të madh tek i riu Lorenzo Torriani te Milanello, një produkt i sistemit të të rinjve, i cili mund të shihet si një lojtar i ri që duhet të zhvillohet dhe t’i jepet më shumë përgjegjësi me kalimin e kohës.
The post Nëse Maignan nuk rinovon, Milan synon portierin e kombëtares japoneze, luan me Parma appeared first on Telesport.