Në “Parc des Princes” në Paris, Franca ka fituar 2-1 ndaj Islandës, në ndeshjen e dytë në grupin D, e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Gudjohnsen në minutën e 21-të, përfitoi nga një gafë e Michael Olise brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë. Barazimi i francezëve erdhi në fund të pjesës së parë me Kylian Mbappe i cili u tregua i saktë nga penalltia, e fituar nga Marcus Thuram, pasi u pengua nga kundërshtari brenda zone.
Franca do të gjente golin e avantazhit në minutën e 62-të me një kundërsulm të shpejtë, Mbappe tregohet altruist dhe asiston për Barcola, ky i fundit dërgon topin në rrjetë. Në 20 minutat e fundit, Franca luajti me 10 lojtarë, pasi daljes me karton të kuq të Aurelien Tchouameni. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Franca fiton 2-1 dhe kryeson grupin me 6 pikë, ndjek Islanda me 3 pikë, ndërsa Ukraina dhe Azerbajxhani kanë nga 1 pikë.
Në “Puskas Arena” në Budapest, Portugalia fitoi në minutat e fundit 2-3, ndeshje e dytë për grupin F. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Barnabas Vargas, i cili shënoi me kokë në minutën e 21-të. Portugezët barazuan në minutën e 35-të, me golin e shënuar nga Bernardo Silva.
Në minutën e 59-të, Portugalia kaloi në avantazh me Cristiano Ronaldo, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë portugezi pas një top i goditur prej u ndal me dorë nga kundërshtari. Ky është goli i 943 në karrierën e Cristiano Ronaldo.
Në minutën e 84-të, Barnabas Vargas do të përsëriste skemën e golit të parë dhe do të brazonte sërish shifrat me kokë. Megjithatë gëzimi i vendasve zgjati vetëm një minutë. Hungarezët humbasin topin e nisur nga porta e tyre brenda në zonë në mënyrë të çuditshme, përfiton Beranrdo Silva dhe asiston për Joao Cancelo, i cili shënon golin e tretë që solli fitoren. Pas dy ndeshjeve të para në grup, Portugalia kryeson me 6 pikë, ndjek Aremia me 3 pikë, dhe Hungaria me Republikën e Irlandës me nga 1 pikë.
The post C.Ronaldo nuk njeh moshë, Portugalia merr një fitore në frymën e fundit në Budapest. Franca bën detyrën në Paris (video) appeared first on Telesport.