Shqipëria nuk bind, por del me 3 pikë dhe merr vendin e dytë në grup. Anglia na bën një super dhuratë (video)

Shqipëria mposht Letoninë 1-0 në “Air Albania”, ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë e nisën direkt që në minutën e parë me presion, një top i gjatë për Armando Brojën por sulmuesi nuk e arrin dot. Në minutën e 15-të, Asllani shqetëson jo pak stafin kuqezi duke ndjerë dhimbje te gjuri i djathtë, por ia del të vazhdojë lojën.

Në minutën e 22-të, Bajrami me një aksion fantastik nga krahu i majtë dhe një vepriimi të bukur, pason ëpr Laçin në fundore, ky i fundit dërgon topin për brenda zonës, por që preket me dorë nga kundërshtari. Arbitri jep penallti, Kristjan Asllani tregohet i saktë nga pika e bardhë, 1-0 për Shqipërinë.

Rei Manaj i afrohet golit të dytë për Shqipërinë në minutën e 29-të, por topi përfundon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 38-të, Letonia shpëtoi për fat nga pësimi i një autogoli, por që u largua në fraksionin e fundit. Pjesa e parë, Shqipëri-Letoni 1-0.

Kuqezinjtë e nisin vrullshëm pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 50-të, kombinim i bukur Hysaj-Broja, ky i fundit kroson në zonë, por Manaj nuk përfiton siç duhet dhe topi përfundon në këndore.

Një minutë më parë, goditja e Bajramit përfundon thuajse ngjitur me shtyllën. Në minutën e 56-të, Gjimshiti bën më të vështirën e mundshme, ku kishte mundësinë e artë të dyfishonte shifrat, por topi përfundon mbi traun e portës.

Në minutën e 68-të do të vinte zëvendësimi i parë nga Sylvinho, Arbër Hoxha në vend të Nedim Bajrami. Në minutën e 71-të, Letonia humbi një mundësi të artë për të barazuar shifrat, por për fatin tonë të mirë, Gutkovskis gaboi totalisht me goditjen e tij.

Në minutën e 82-të, Sylvinho mendon të freskojë pak ekipin, duke futur Pajazitin dhe Dakun në vend të Manaj dhe Laçi. Rezultati final, 1-0. SHIKOGOLIN

Ndërkohë në Beograd, Anglia fiton 0-5 ndaj Serbisë. Ndryshe nga sa pritej, anglezët fituan bindshëm dhe pa asnjë lloj problemi. Harry Kane shënoi për anglezët në minutën e 33-të, pas krosimit nga këndi nga Declan Rice. Tre minuta më pas ishte radha e Noni Madueke për të shënuar golin e dytë për anglezët, i cili tregoi gjithë klasin e tij duke finalizuar me sukses një kundërsulm të shpejtë.

Në pjesën e dytë, anglezët shënuan edhe herë të tjera me Ezri Konsa 52′ dhe Marc Guehi 75′ dhe Rashford 90′. Nga minuta e72-të, serbët luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Milenkovic. Rashford i futur në fushë në pjesën e dytë shënoi golin e pestë në fund të kohës së rregullt nga pika e bardhë e penalltisë. SHIKOGOLAT

Situata në grupin K deri tani:

1. Anglia 5 pikë në 15 ndeshje
2. Shqipëria 8 pikë në 5 ndeshje
3. Serbia 7 pikë në 4 ndeshje
4. Letonia 4 pikë në 5 ndeshje
5. Andorra 0 pikë në 5 ndeshje

Më 11 tetor në Boegrad do vendoset fati i vendit të dytë në grup, Serbi-Shqipëri.

The post Shqipëria nuk bind, por del me 3 pikë dhe merr vendin e dytë në grup. Anglia na bën një super dhuratë (video) appeared first on Telesport.