Përveç Shqipëri-Letoni dhe Serbi Angli, të vlefshme për grupin ku bëjnë pjesë kuqezinjtë, po luhen edhe sfidat kualifikuese të grupeve të tjera.
Në “Parc des Princes” në Paris, Franca po barazon 1-1 ndaj Islandës pas 45 minutave të para. Gudjohnsen në minutën e 21-të, përfitoi nga një gafë e Michael Olise brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë. Barazimi i francezëve erdhi në fund të pjesës së parë me Kylian Mbappe i cili u tregua i saktë nga penalltia, e fituar nga Marcus Thuram, pasi u pengua nga kundërshtari brenda zone.
Në “Puskas Arena” në Budapest, Hungaria po barazon 1-1 ndaj Portugalisë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Barnabas Vargas, i cili shënoi me kokë në minutën e 21-të. Portugezët barazuan në minutën e 35-të, me golin e shënuar nga Bernardo Silva.
Në sfidat e tjera, Norvegjia po fiton 5-0 në Oslo ndaj Moldavisë. Serinë e golave e hapi Myrhe në minutën e 6-të, pas asistit të Haaland. Pastaj ishte radha e sulmuesit të Man. City për të shënuar 3 gola dhe në fund të pjesës së parë, Martin Odegaard shënoi golin e pestë.
The post Mbappe shpëton në fund Francën, “paqe” mes Hungarisë dhe Portugalisë. Haaland “hat-trick” (video) appeared first on Telesport.










