Një person është therë me thik në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në Rr. Ilir Konushevci në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”