Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali. Në njoftimin e LDK-së, bëhet e ditur se të dy ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimet e kësaj partie rreth situatës aktuale.
Tutje, shtohet edhe që, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, shkruan Gazeta Express.
‘‘Kryetari Abdixhiku po ashtu vlerësoi rolin e Greqisë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si një partner i rëndësishëm rajonal, duke theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj’’, thuhet mes tjerash në postimin e LDK-së.
Postimi:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, znj. Heleni Vakali.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale. Kryetari Abdixhiku ritheksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
Kryetari Abdixhiku po ashtu vlerësoi rolin e Greqisë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si një partner i rëndësishëm rajonal, duke theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.
LDK mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi në shërbim të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.