Moderatorja e njohur Adelina Hasani është bërë nënë disa muaj më parë, duke sjellë në jetë një vajzë.
Këto ditë, ajo po i kalon në mënyrë të veçantë pranë bebushes së saj, duke shijuar pushimet e para si nënë, shkruan “Kosovarja”.
Përmes disa imazheve të publikuara në rrjete sociale, Adelina ka ndarë me ndjekësit emocionet dhe entuziazmin që po përjeton në këtë kapitull të ri të jetës.
“Ishte një javë plot me momente të paharrueshme dhe dashuri” është shprehur ajo.