Konflikti vazhdon nga viti i kaluar, “Topi i Artë” nuk ekziston për Real Madridin

“Lufta” mes Real Madridit dhe organizatorëve të “Topitt ë Artë” vazhdon. Konflikti nisi vitin e kaluar, kur klubi i bardhë e konsideroi mungesën e një lojtari të tij në podin fitues si mungesë respekti, pas fitmit të Champions-it. Favoriti ishte Vinicius, por e fitoi Rodrigo. Për të treguar pakënaqësinë, Real Madridi nuk shkoi në ceremoninë e vitit të kaluar, duke akuzuar UEFA-n për verdiktet.

Sot, “Topi i Artë” nuk ekziston për “Los Blancos”. Gjithçka tregon se as këtë vit nuk do të dërgohen përfaqësues në ceremoninë e 22 shtatorit në Paris. Nuk ka konfirmim zyrtar, por duket e vështirë. “France Football” tentoi të qetësojë situatën, duke dërguar delegacion në Madrid, por bisedimet dështuan.

Real Madridi ka 3 të nominuar këtë vit: Mbappé, Vinicius dhe Bellingham, ndërsa Huijsen është i nominuar për trofeun “Kopa”. Courtois konkuron për “Yashin” si portieri më i mirë, por klubi nuk i ka promovuar këto nominime në kanalet zyrtare. Kjo tregon se lufta me “Topin e Artë” mbetet aktive.

The post Konflikti vazhdon nga viti i kaluar, “Topi i Artë” nuk ekziston për Real Madridin appeared first on Telesport.