Humbja 2-0 ndaj Kosovës nuk u kapërdi dot nga Suedia. Vetëm një pikë në dy ndeshje, fillim katastrofik i kualifikueseve të Botërorit 2026 në grupin ku skuadra e Muriqit ka 3 pikë, ndërsa Zvicra kryeson me maksimumin e pikëve (6). “Ishte një hap pas”, – pranoi mbrojtësi danez i Atalantës, Isak Hien, për “Viaplay” pas ndeshjes.
“Thjesht nuk luajtëm mjaftueshëm mirë, – shtoi kapiteni suedez me një ton të hidhur para gazetarëve. – Nuk kemi justifikime. Nuk luajtëm mjaftueshëm mirë. Duhet thjesht të luajmë më mirë se kaq”. Me një të tretën e kualifikimeve të zhvilluara, Suedia është larg kualifikimit direkt për Botërorin e SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Përveç Zvicrës e Kosovës, edhe Sllovenia ka vetëm një pikë, si Suedia, por vetëm vendi i dytë do të shkojë në “play off”. Hien analizoi problemin kryesor kundër Dardanëve: “Lejojmë kundërsulme të kundërshtarit shumë lehtë. Nuk luajmë mjaftueshëm mirë. E humbim mbulimin e lojtarëve tanë dhe bëhet e vështirë. Lëmë shumë hapësira pas shpinës”.
The post “Performancë e turpshme kundër Kosovës”, suedezët në kor: Nuk kemi asnjë justifikim… appeared first on Telesport.