Pasi e nominuam Kurtin për ‘Kryeministër’, Kusari-Lila: Nuk i kemi 61 vota, është e qartë

Këtë të diele e votuan “nominimin për Kryeministër”, Albin Kurtin, e tërë Vetëvendosja në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshë, por tre ditë më vonë, “nuk i kemi numrat”.

Këtë konstatim të fundit e dha askush më pak se Mimoza Kusari-Lila, në një prononcim për “Indeksonline” – ku shtoi se nuk janë numrat për të vazhduar para me qeveri, dhe se duhet shkuar në zgjedhje të reja.

“Kjo është çështje që është subjekt për diskutim dhe vendimmarrje të partisë më të madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje. Është e qartë dhe evidente se numrat 61 për qeverinë nuk janë krijuar ende. Sa i përket bashkëpunimeve, ajo krejt do të varet nga pozicionet e subjekteve opozitare, por më e mira për qytetarët dhe për kredibilitetin e procesit është shkuarja në zgjedhje të reja”, ka thënë ajo.