Gjithkush u trondit nga aksidenti fatal automobilistik që i mori jetën Diogo Jotës dhe vëllait të tij, André Silvës, mëngjesin e 3 korrikut. Disa ditë para se të ndahej tragjikisht nga jeta, ylli i Liverpool-it kishte shkëmbyer unazat me Rute Cardoso, nënën e tre fëmijëve të tij, duke u martuar zyrtarisht.
Sipas revistës “TV 7 Dias”, e veja e futbollistit të ndjerë, që jetonte në Angli, është kthyer tashmë në Portugali dhe është vendosur në veri të vendit. Babai i Diogo Jotës, Fernando, tregoi për të njëjtën revistë se Rute dhe tre fëmijët po jetojnë në shtëpinë e motrës së saj.
Ai shtoi se Rute ka një shërbëtore që e ndihmon për kujdesin ndaj fëmijëve: “Deri tani kishin tri ndihmëse për punët e përditshme, por të tjerat u larguan. Vetëm ajo që kujdesej për fëmijët ka mbetur”.
The post Gruaja e Diogo Jota merr vendimin befasues për të ardhmen e fëmijëve të tyre appeared first on Telesport.