Liverpool nuk do të përpiqet të nënshkruajë mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi, gjatë merkatos së janarit. Iderja dhe objektivi i kampionëve të Anglisë është i qartë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Arne Slot do të luftojë që të nënshkruajë falas me 25-vjecarin e kombëtares angleze verën e ardhshme, kur dhe i skadon kontrata aktuale (30 qershor 2026).
Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “The Times”. Transferimi prej 45 milionë erusoh i Guehi në “Anfield” këtë verë dështoi në ditën e fundit të afatit për shkak se Palace nuk arriti të nënshkruante një zëvendësues.
Këmbëngulja e trajnerit të Palace, Oliver Glasner, për të mos dashur të humbiste kapitenin e tij, luajti një rol kyç në vendimin e klubit për të refuzuar ofertën e Liverpool.
“Reds” nuk janë tërhequr nga ideja për të sjellë Marc Guehi në “Anfield”, por nuk duan të shpenzojnë në janar, pasi harxhuar shumë këtë verë. Ai pritet të vijë si transferim i lirë verën e ardhshme.
The post Liverpool s’do të shpenzojë 45 milionë euro për mbrojtësin në janar, vjen me koston zero verën tjetër appeared first on Telesport.