Zyrtare! Vjen shkarkimi i parë në Premier League, Postecoglou e Mourinho kandidatë për ta zëvendësuar

Pas javësh tensionesh në rritje, Nuno Espirito Santo nuk do të jetë më trajneri i Nottingham Forest. Përçarja me presidentin Marinakis është bërë e pakthyeshme.

Gjithcka erdhi pas një marrëveshjeje të dështuar për rinovimin e kontratës së trajnerit portugez dhe një vere mosmarrëveshjesh mbi vendimet e transferimeve.

Forest tani po kërkon një trajner të ri: Ange Postecoglou, ish-trajneri i Tottenham, thuhet se është një kandidat i fortë për këtë pozicion, por disa javë më parë u përfol edhe emri i Jose Mourinho.

Ky është shkarkimi i parë i këtij sezoni në Premier League, që vjen shumë shpejt, pas vetëmn tri javësh kampionat.

The post Zyrtare! Vjen shkarkimi i parë në Premier League, Postecoglou e Mourinho kandidatë për ta zëvendësuar appeared first on Telesport.