Dembélé përçan Francën: “Kombëtarja është mbi gjithçka”, “manipulimi i PSG-së është skandaloz”

Polematika mes PSG-së dhe kombëtares franceze për dëmtimin e Dembélé e kanë përshkallëzuar tensionin. Philippe Diallo, president i Federatës Franceze të Futbollit, i dërgoi të hënën një letër Nasser Al-Khelaïfit për ta qetësuar situatën, pas dëmtimit të Dembélé (6 javë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë) dhe Doué (4 javë jashtë për dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë).

Letra thekson besimin e plotë të FFF te Didier Deschamps dhe stafi i tij, duke kërkuar rishikim të kalendarit ndërkombëtar dhe ruajtjen e bashkëpunimit mes klubeve e kombëtares. Christophe Dugarry, ish-lojtar dhe kampion bote më 1998, mbrojti Deschamps, duke thënë se përgjegjësia për dëmtimin është kryesisht e PSG-së dhe jo e kombëtares.

Ai akuzoi klubin për mbingarkesën e Dembélé dhe manipulim të situatës. Diallo theksoi se “kombëtarja është mbi gjithçka” dhe se duhet ruajtur profesionalizmi mes interesave të ndryshme. Ndërkohë, Deschamps theksoi: “Ne veprojnë me profesionalizëm, duke marrë parasysh ndjenjat e lojtarëve dhe se kundërshtari i vetëm është Islanda, jo PSG”. Dembélé po punon tashmë për rikuperimin e tij.

The post Dembélé përçan Francën: “Kombëtarja është mbi gjithçka”, “manipulimi i PSG-së është skandaloz” appeared first on Telesport.