Aktori i famshëm turk, Erkan Petekkaya, ka ndarë dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të prezantueses së njohur nga Peja, Linda Imami.
Petekkaya, i cili është shumë i dashur për publikun shqiptar falë rolit të tij në serialin “Paramparça”, ka reaguar me një dedikim prekës në rrjetet sociale.
Ai publikoi një video me disa kujtime, duke i shoqëruar me fjalë që shprehnin dhimbjen.

“Lindo, mikesha ime e dashur, ike shumë herët. Nuk do të të harrojmë kurrë, kurrë, motra më e mirë. U prehtë shpirti yt në paqe, qoftë vendi yt në parajsë, Lindoooooo. Ahhhh Lindooooooo… ahhh, ahhhh, o ahhhh… Lindo”, ka shkruar ai.
Reagimi i aktorit është pritur me shumë emocion edhe nga ndjekësit e tij shqiptarë, të cilët kanë ndarë dhjetëra komente ngushëlluese për humbjen e parakohshme të Imamit.
Prezantuesja dhe autorja shqiptare ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh.
Ajo njihej si autore e emisionit “Qejfi më i madh se Stambolli”, një projekt që solli pranë publikut shqiptar realitetin turk përmes humorit, energjisë së saj.
Ikja e saj e papritur është një humbje e madhe jo vetëm për ekranin, por edhe për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër dhe e kanë vlerësuar për sinqeritetin, buzëqeshjen dhe pozitivitetin që përçonte kudo.