Te Milan nuk ka pushim gjatë këtyre ndeshjeve të ekipeve kombëtare, pasi në Milanello ka nga ata që stërviten rregullisht. Aty janë parë gjatë gjithë këtyre ditëve Christopher Nkunku dhe Rafael Leao, që janë stërvitur vecmas.
Ata stërviten me qëllimin për t’u ribashkuar me shokët e tyre të ekipit për ndeshjen e radhës në serie A, për të provuar se janë gati. Francezi dhe portugezi vendosën të qëndrojnë në Milanello, duke shpresuar të jenë në formë më të mirë.
Leao, i cili nuk luajti ditët e para të sezonit për shkak të një dëmtimi muskulor të pësuar në Kupën e Italisë, mezi pret të kthehet në fushë. Stërvitja e personalizuar e lojtarit portugez vazhdon, duke synuar ndeshjen në San Siro kundër Bolonjës të dielën, më 14 shtator.
Allegri sigurisht që nuk do të marrë asnjë rrezik, as për Leaon dhe as për Nkunkun. Francezi nuk u stërvit pas Kupës së Botës për Klube dhe aktualisht këmbët dhe forca e tij nuk ia lejonin më shumë se gjysmë ore lojë.
Kjo është arsyeja pse ai ka vendosur të punojë edhe kur shokët e tij të ekipit janë duke pushuar, për t’u rikthyer në formë. Puna në palestër dhe stërvitja e lëvizshmërisë janë elementët kryesorë për francezin.
Ndërkohë, Adrien Rabiot po stërvitet larg Milanos, ku po vijnë përditësime të rëndësishme nga kampi stërvitor i Francës. Mesfushori, i cili ishte jashtë loje te Marseja në javët e fundit para transferimit të tij në Milan, po punon me Les Bleus dhe, sipas Deschamps, është gati të luajë.
The post Nkunku e Leao stërvitja ekstra për të bindur Allegri, edhe Rabiot gati për debutimin me kuqezinjtë appeared first on Telesport.