Kane zotohet t’i luftojë racistët serbë: Çdo gjë mund të ndodhë, gati të bëjmë atë që duhet

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka bërë të ditur se skuadra ka zhvilluar një takim për të diskutuar mënyrën e reagimit në rast se ndodhin episode raciste gjatë ndeshjes kualifikuese të Botërorit kundër Serbisë.

Ai kujtoi përvojën e vitit 2019 ndaj Bullgarisë, ku pati ndërprerje të lojës, pas koreve raciste: “Jemi gati të bëjmë atë që është e nevojshme”. Kane shtoi: “Kemi folur për protokollet që ka UEFA. Nuk duam të merremi shumë me këtë, fokusi ynë është ndeshja dhe ta mundim Serbinë”.

Sulmuesi anglez theksoi më tej: “Çdo gjë mund të ndodhë, por ne mendojmë vetëm për futbollin. Siç tha edhe federata serbe, e rëndësishme është të shijohet spektakli. Nëse diçka ndodh, jemi të përgatitur dhe do të veprojmë sipas rregullave të UEFA-s. E kemi diskutuar si grup dhe jemi gati të bëjmë atë që duhet”.

The post Kane zotohet t’i luftojë racistët serbë: Çdo gjë mund të ndodhë, gati të bëjmë atë që duhet appeared first on Telesport.