Bruno Fernandes ndryshon mendje, hap “dritën jeshile” për transferimin në Arabinë Saudite

Pasi hodhi poshtë tre oferta të majme nga Arabia Saudite në muajt e fundit, mesfushori portugez  Bruno Fernandes thuhet se ka ndryshuar mendje.

Lojtari i Manchester United, siç raporton “Talk Sport”, thuhet se ka vendosur të vlerësojë më me kujdes ofertat që do të vijnë nga Liga Saudite më vonë.

Portugezi nuk ka ndërmend të lëvizë të paktën deri në janar, por duke parë situatën te “djajtë e kuq” por mendon seriozisht të nisë një karrierë të re larg Premier League.

Tashmë 31 vjec, ai e di se nuk ka shumë karrierë përpara, ndaj ka nisur të mendojë për mundësitë e arta financiare që do të vijnë nga Lindja e Mesme. Disa skuadra arabe e kërkuan këtë verë, por ai refuzoi.

The post Bruno Fernandes ndryshon mendje, hap “dritën jeshile” për transferimin në Arabinë Saudite appeared first on Telesport.