Probleme për Manchester City në prag të derbit ndaj Manchester United që do të luhet të dielën në mbrëmje. Mbrojtësi John Stones është larguar herët nga kampi stërvitor i Anglisë për shkak të një dëmtimi.
Trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar se mbrojtësi i Manchester City mbërriti me “probleme të vogla muskulore”. Ai nuk luajti ndaj Andorës dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares as në ndeshjen kundër Serbisë.
Lojtari është rikthyer te City, pasi ka qenë titullar në të tre ndeshjet hapëse të Premier League të sezonit për trajnerin Pep Guardiola. “Ai mbërriti në kamp me probleme të vogla muskulore dhe nuk përparoi siç mendonim dhe shpresonim”, tha Tuchel.
Stones shpreson të jetë i gatshëm për rifillimin e sezonit të City, por prania e tij është në dyshim. Në rast s enuk do të luajë të dielën, ai do të synojë rikthimin në fushë mesjavën e ardhshme, në Champions League.
The post Guardiola pret me ankth rikuperimin e mbrojtësit, pasi la kombëtaren në dyshim për derbi appeared first on Telesport.