Pas fitores 5-0 me estonezët, Italia e Gennaro Gattusos triumfoi 5-4 ndaj Izraelit në Debrecen. Një ndeshje me shumë kthesa, e vendosur në minutën e 91-të nga Sandro Tonali. Italia përmbysi dy herë rezultatin, më pas u barazua nga kundërshtari edhe pse ishte në avantazh me dy gola.
Gattuso deklaroi: “Jemi të çmendur, kemi pësuar gola absurdë, por e mbajtëm fitoren. Jemi shumë të brishtë, i pësojmë golat me lehtësi. Problemi është i imi, jo i lojtarëve. Për të luajtur si repart, duhet të përmirësohemi”.
Shënuan Kean me dopietë, Politano dhe Raspadori, ndërsa Retegui dha asist. Trajneri shtoi: “Është ndeshja më e çmendur që kur stërvis si trajner. U treguam të pamatur kur ishin në epërsinë 4-2, por kemi një skuadër të gjallë, që nuk u dorëzua. Është dashur zemër në këtë ndeshje vërtet të çmendur”.
The post Dramë në Izrael–Itali 4-5, Gattuso: Ishte ndeshja më e çmendur që kur unë stërvis si trajner appeared first on Telesport.