Hamza kritika VV-së për Mitrovicën: Vijnë bëjnë selfie, kam punuar në veri edhe kur ka qenë më vështirë

Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, ka folur për sukseset dhe sfidat në mandatin e tij qeverisës.

Ai u shpreh se është për ura që bashkojnë njërëzit, por pati edhe goxha kritika për qeverinë aktuale.

“I kuptoj njerëzit që kanë dëshirë me çështje të caktuar të bëjnë PR, edhe marketing politik. Unë i mirëkuptoj. Edhe shumë deputetë të Kuvendit vijnë në Mitrovicë edhe bëjnë selfie. Unë jetoj në Mitrovicë. Unë kam punuar në veri, unë dal në veri, lëviz. Kam dalur edhe kur ka qenë edhe më vështirë, kur ka qenë edhe më shumë vështirë ndërtimi i shtëpive në veri”, deklaroi ai.