Harry Kane mbetet pikë e patjetërsueshme referimi tek Anglia, pavarësisht mungesës së golave në ndeshjet e fundit me kombëtaren. Trajneri Thomas Tuchel e mbrojti publikisht kapitenin 32-vjeçar, duke theksuar se bazohet tërësisht tek ai për Botërorin 2026.
Në ndeshjen e tij të 108-të me kombëtaren, ku barazoi rekordin e Bobby Moore, kapiteni i “Tre Luanëve” nuk shkëlqeu. Ndikimi i tij në fitoren 2-0 ndaj Andorrës u kufizua vetëm me dy gjuajtje në portë. Sidoqoftë, për Tuchel nuk ka dilema: “Si në çdo fillim sezoni, lojtarët kërkojnë ritmin e duhur. Kane po e gjen. Ka shënuar tashmë disa gola me Bayernin, është në formë. Nuk kam dyshime për të”.
Trajneri u pyet edhe për alternativat në sulm: “Kemi shumë opsione; Ollie Watkins, Rashford, Bowen, Gordon, madje edhe Foden apo Morgan Rogers. Do të shohim kush do të shpërthejë në Premier League apo jashtë saj. Fuqia sulmuese nuk na mungon”.
The post Nuk po shënon me Anglinë, por Tuchel e mbron: Kane është në rregull, nuk kam dyshime për të appeared first on Telesport.