Sulmuesi i Arsenal, Leandro Trossard, do të qëndrojë në klubin londinez të paktën deri në janar, pavarësisht interesit të skuadrës turke të Beshiktash.
Afati i transferimeve në Turqi është ende i hapur (mbyllet të premten), duke shtuar thashethemet se Trossard mund të largohet nga “Topçinjtë”.
Por, mediat britanike konfirmojnë se nuk ka asnjë shans që 30-vjeçari të transferohet në Turqi për momentin. Dëmtimet e shumta që Arsenal ka patur këto javë bëjnë që klubi të ndalojë shitjen e lojtarëve.
Madje thuhet se belgu ka rënë dakord për një kontratë të re me Arsenal, që i siguron atij një rritje page, por që nuk ndryshon kohëzgjatjen e marrëveshjes së tij aktuale, e cila skadon në verën e vitit 2027.
The post Dëmtimet e shumta pengojnë shitjen e sulmuesit belg, do të qëndrojë tek Arsenal appeared first on Telesport.