Trajneri i ri i Italisë, Gennaro Gattuso, është përfshirë në polemika pas deklaratave të tij, të bëra para ndeshjes kundër Izraelit, për fazën kualifikuese të Botërorit 2026. Një grup banorësh të Corigliano-Rossano, vendlindjes së tij, kërkoi që ai të shfaqte solidaritet me Palestinën dhe të mos e luante ndeshjen, duke mbledhur qindra firma.
Gattuso u përgjigj në konferencë për shtyp: “Jam një njeri paqeje dhe shpresoj që paqja të sundojë botën. Humbja e jetëve të civilëve dhe fëmijëve është e dhimbshme, por detyra jonë është tjetër. Presidenti Gravina po punon për zgjidhjet e nevojshme dhe për ta luajtur ndeshjen në kushtet më të mira. Izraeli është pjesë e grupit tonë dhe duhet të përballemi me të. Fatkeqësisht, kjo luftë po shkakton vuajtje”.
Deklaratat trajnerit axurr shkaktuan zhgënjim në vendlindjen e tij, ku banorët vendosën pankartën me mesazhin: “Rino, nuk luhet me ata që vrasin fëmijë”. Kjo ndeshja do të luhet sonte në “Nagyerdei Stadion” të Hungarisë, pas debutimit fitimtar të Italisë, 5-0 kundër Estonisë.
The post Ndeshja ndaj Izraelit, vendlindja i del publikisht kundër Gattusos: Nuk luhet me ata që vra*in fëmijë… appeared first on Telesport.