Janë luajtur këtë mbrëmje sfidat e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026 për zonën e Europës. Në Konya, Spanja fitoi pa probleme dhe me rezultatin e thellë 0-6 ndaj Turqisë. Një paraqitje fantastike e spanjollëve, Mikel Merino shënoi tre gola, dy gola Pedri dhe një Ferran Torres. Pas dy ndeshjeve të para në grupin E, Spanja kryeson me 6 pikë, Gjeorgjia dhe Turqia ndjekin me nga 3 pikë dhe mbyll grupin Bullgaria me 0 pikë.
Gjermania ka harruar disfatën në Sllovaki dhe sot fitoi në Koln 3-1 ndaj Irlandës së Veriut. Serge Gnabry kaloi vendasit në avantazh pas 6 minutash lojë, pas një kundërsulmi të shpejtë. Miqtë do të barazonin shifrat me Isaac Price në minutën e 34-të, i harruar nga mbrojtja gjermane, gjatë ekzekutimit një goditjeje këndi. Në pjesën e dytë, Gjermania siguroi fitoren me golat e Amiri 69′ dhe supergolin e Florian Wirtz në minutën e 72′ nga goditja e dënimit. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sllovakia fitoi 0-1 në frymën e fundit në transfertë ndaj Luksemburgu,t me golin e Rigo në minutën e 90-të. Pas dy ndeshjeve të para në grupin A, Sllovakia kryeson me 6 pikë, ndjekin Irlanda e Veriut dhe Gjermania me nga 3 pikë dhe në vend të katërt Luksemburg me 0 pikë.
Në grupin J, Belgjika fitoi në shtëpi 6-0 ndaj Kazakhstan. Dy gola nga De Bruyne, dy gola nga Doku, nga një gol Raskin dhe Meunier. Më herët në këtë grup, Maqedonia e Veriut fitoi 5-0 ndaj Liechtenstein. Maqedonia e Veriut kryeson grupin me 11 pikë, ndjek Belgjika me 10 pikë, por me një ndeshje më pak. Në vend të tretë Uellsi me 10 pikë, Kazakhstan me 4 pikë dhe mbyll Liechtenstein me 0 pikë.
Në grupin G, Polonia fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Finlandës. Holanda dhe Polonia kryesojnë grupin me nga 10 pikë, por “Tulipanët” kanë një ndeshje më pak. Finlanda e treta me 7 pikë, Lituania e katërta me 3 pikë dhe mbyll grupin Malta me dy pikë.
The post Spanja luan tenis ndaj Turqisë, Wirtz hesht kritikët me supergolin e tij. Belgjika dhe Polonia bëjnë detyrën në shtëpi appeared first on Telesport.