Edhe pse në ligat kryesore është mbyllur merkato më datën 1 shtator, në disa vende të tjera ende vazhdon. Një prej këtyre është edhe Arabia Saudite, ku merkato mbyllet më 10 shtator.
Al-Shabab është afër transferimit të mesfushorit të Milanit, Yacine Adli, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Max Allegri. Klubi saudit i ofron mesfushorit kuqezi një rrogë 6 milionë euro në seozn, shifër shumë e kënaqshme për të.
Ende nuk dihet nëse do jetë një shitje direkte, apo huazim me detyrim apo të drejtë blerjeje. Por, me 99% Yacine Adli do të largohet nga Milan, duke i çliruar kuqezinjtë nga një barrë e madhe.
The post “Shpëton” Milani. Mesfushorit kuqezi i vjen oferta e parefuzueshme nga Arabia Saudite appeared first on Telesport.









