Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme, një ditë pas paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen e mbleshjes së Këshillit të Përgjithshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje do të grumbullohen të dielen në zyren e partisë në Prishtinë, ku pritet të merret vendimi për mandatimin e kryetarit të saj, Albin Kurti, për të marrë përsipër formimin e qeverisë së re.
Kjo mbledhje vjen rreth një javë pas vendimit të kryetarit të ri të organit ligjvënës, Dimal Basha, për ta shpallur të përmbyllur seancën konstituive, pavarësisht dështimit të deputetëve për të zgjedhur një nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.
Gjykata Kushtetuese, megjithatë, ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime, si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës deri më 30 shtator.
Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar vendimin e fundit të gjykatës, duke e cilësuar si të “njëanshëm” dhe “në kundërshtim” me funksionalizimin e një nga institucioneve më të rëndësishme të shtetit. Megjithë, ende nuk është e sigurt nëse fituesja e zgjedhjeve do ta zhvillojë mbledhjen Këshillit të Përgjithshëm ashtu sikurse paralajmëroi para vikendit.