Janë luajtur këtë mbrëmje 3 ndeshjet e radhës të vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Në grupin H, Bosnja ka fituar 0-6 në transfertë ndaj San Marino. Boshnjakët kryesojnë grupin me 12 pikë në 4 ndeshje, por ende nuk janë përballur me rivalin kryesor, Austrinë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Austria ka fituar 1-0 ndaj Qipros. Golin vendimtar për austriakët e shënoi Marcel Sabitzer nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 54-të. Një episod i veçantë ka ndodhur në pjesën e fundit të ndeshjes, e cila u ndërpre për disa çaste për shkak të një grope të madhe të hapur në fushë. Gjithsesi situata u zgjidh direkt, me një kovë dhe ose rërë dhe gropa u mbulua. Ndeshja vazhdoi normalisht deri në fund, Austria fitoi 1-0. Bosnja kryeson me 12 pikë, Austria ndjek me 9 pikë, më pas vijnë Rumania me 6 pikë, Qipro me 3 dhe San Marino me 0 pikë.
Në grupin F, Hungaria shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe në fund u barazua 2-2 nga Republika e Irlandës. Në sfidën e luajtur në Dublin, hungarezët shënuan dy gola të shpejtë me Varga dhe Sallai brenda 15 minutave të para.
Në pjesën e dytë, fillimisht vendasit ngushtuan shifrat me Ferguson dhe në kohën shtesë erdhi barazimi me golin e Idah në 90+3. Hungarezët luajtën thuajse gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pasi autori i golit të dytë, Sallai, u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Portugalia fitoi në transfertë 0-5 ndaj Armenisë.
The post KUALIFIKUESET: Për një arsye të pazakontë, ndërpritet për disa çaste ndeshja Austri-Qipro appeared first on Telesport.