E BUJSHME: Al-Nassr ofron 100 milionë euro për “partnerin” ideal të Ronaldos në sulm

Al-Nassr nuk ka hequr dorë nga ideja për transferimin e Rafael Leao. Duke dashur të përfitojë nga situata jo e mirë e portugezit te Milan, klubi saudit po përgatit një ofertë vërtet të bujshme.

Mediat vendase raportojnë se Al-Nassr po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për portugezin e Milanit. Ideja e klubit saudit është të krijojë një treshe tërësisht portugeze në sulm, me Joao Felix dhe Leao në krahë dhe sigurisht Cristiano Ronaldo në qendër.

Po ashtu thuhet se është pikërisht Cristiano Ronaldo ai që ka kërkuar transferimin e Leao-s në sulm, pasi e sheh bashkëkombasin e tij si partnerin ideal në sulm.

Plani i Al-Nassr është që të nisë që tani bisedimet me palët dhe transferimi të realizohet brenda merkatos së janarit.

The post E BUJSHME: Al-Nassr ofron 100 milionë euro për “partnerin” ideal të Ronaldos në sulm appeared first on Telesport.