PDK: Policia e Kosovës, institucioni më i besueshëm

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

PDK ka thënë se pavarësisht sfidave të shumta dhe mungesës së mbështetjes institucionale adekuate në fazat e hershme, Policia e Kosovës ka dëshmuar profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim të lartë.

Sipas kësaj partie, sot ajo mbetet një nga institucionet më të besueshme dhe më të respektuara, duke ofruar siguri për çdo qytetar, pa dallim etnie apo përkatësie.

“Mirënjohje dhe nderim të thellë për secilin zyrtar të Policisë së Kosovës që ndër vite ka shërbyer me nder, përgjegjësi dhe krenari. Me përkushtimin e tyre të palëkundur, ata kanë ruajtur me dinjitet vizionin, misionin dhe vlerat e këtij profesioni fisnik. Urime të gjithë policëve tanë!”, thuhet në postimin e PDK-së në Facebook./teve1.info/