Italia e Gattusos e nis me sukses dhe mund 5-0 skuadrën e Estonisë me gjithë golat e shënuar pjesën e dytë. Axurrët ndryshuan fytyrë 45′ e dyta teksa ishte Kean ai që hapi festivalin dhe më pas erdhën edhe 4 gola me Retegui dhe Raspadori, sërish Retegui dhe në fund Bastoni.
Mbappe vazhdon të shënojë rregullisht në këtë start të sezonit dhe e ka bërë edhe me fanellën e Francës. Këtë radhë, duke dhënë një sinjal të qartë se shumë shpejt do të hyjë në librat e rekordeve të “Gjelave”. Ai gjeti golin në takimin e sotëm në kualifikueset e Botërorit përballë Ukrainës, duke shënuar golin e rezultatit 2-0 në pjesën e dytë. Goli i parë i shënuar nga Olise.
Tani janë 51 gola me Francën në 91 ndeshje të luajtura, duke barazuar legjendën Henry i cili kishte shënuar këtë numër golash në 123 ndeshje blutë. Para Mbappe mbetet vetëm një lojtar, Olivier Giroud, i cili mban rekordin për Francën me 57 gola të shënuar në 137 ndeshje me të.
The post KUALIFIKUESET | Italia e Gattusos e nis me goleadë. Mbappe buzëqesh te Franca dhe barazon Henry, tani synon Giroud! appeared first on Telesport.