Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Astrazup, ku dy qytetarë nga Komuna e Rahovecit humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar.
Në një postim në Facebook, Kastrati ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij me familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për aksidentin e sotëm tragjik në fshatin Astrazup të Malishevës, ku humbën jetën dy qytetarë nga komuna e Rahovecit dhe u lënduan dy të tjerë. Në emër të Komunës së Malishevës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, familjen Popaj nga fshati Fortesë dhe familjen Krasniqi nga fshati Krushë, dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarit”, u shpreh Kastrati.
Ai ka shtuar se në këto momente të rënda, institucionet dhe qytetarët e Malishevës janë pranë familjeve që kanë pësuar humbje.