Kosova ka nisur kualifikueset për Botërorin 2026 në Amerikë me një rezultat të tmerrshëm në 45′ e para duke u tronditur nga Zvicra në Bazel. Skuadra helvete ka shënuar 4 gola, teksa mbrojtja e Dardanëve sonte ka qenë thuajse inekzistente, ashtu si edhe sulmi ka “ngacmuar” pak fare portën e Sommer.
Një 4-0 që në 45′ është mëse i merituar për volumin e lojës së krijuar nga vendasit, ndërsa Kosova ka qenë më shumë një “spektatore pa pagesë” sonte.
Që në minutën e 22′ ishte Akanji ai që kërceu mbi debutuesin Avdullahu duke realizuar me kokë. Më pas, Emboli dyfishoi shifrat në 2-0 pas harkimit të bukur nga krahu, ndërsa Ëidmer do të shënonte minutën e 39′ dhe sërish Embolo në fund të pjesës së parë.
Në stadium, edhe mesfushori i dëmtuar i Milanit, Ardon Jashari, që do të kthehet në mes të nëntorit për kuqezinjtë.
The post Zvicra trondit Kosovën brenda 45 minutash: mbrojtja katastrofale. Edhe Jashari i Milanit në stadium sonte (VIDEO+FOTO) appeared first on Telesport.