Tahiri: Një kryeparlamentar që shkel Kushtetutën nuk mund të jetë më në këtë detyrë

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila sot vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator, duke pezulluar çdo veprim parlamentar dhe proces drejt krijimit të Qeverisë së re.

Tahiri ka theksuar se një kryetar i Kuvendit që shkel Kushtetutën nuk mund të vazhdojë të udhëheqë institucionin më të lartë përfaqësues të vendit.

“Nje kryeparlamentar qe shkel kushtetuten nuk mund te jete ma ne kete detyre..”, ka shkruar Tahiri.

Vendimi i Kushtetueses erdhi pasi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, mbylli seancën e fundit duke shpallur se ajo ishte konstituuar, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb – një kusht i paraparë me ligj.