Giorgio Armani, i cili u nda dje nga jeta, e ka zgjedhur numrin 7 për linjën e tij të famshme “EA7” si nderim për legjendën e Milanit, Andriy Shevchenko, i cili mbante këtë numër në fanellë. Shevchenko e ka përkujtuar me emocion Armanin, pas vdekjes së tij: “Bota humbet një njeri që i mësoi elegancën. Unë humba një mik. Faleminderit për gjithçka, i dashur Giorgio!”
“EA7” ka shënuar sukses edhe në sport, duke veshur Olimpia Milano në basketboll, Napolin në futboll dhe kombëtaren axurre në Europianin 2021. Ky brand ka fituar trofe sportivë, “scudetto’ dhe një “final four” në “Euroleague”, duke u bërë burim i rëndësishëm fitimesh komerciale dhe bashkëpunimesh me yje botërorë si Cristiano Ronaldo, Beckham, Rafael Nadal, Federica Pellegrini dhe Paola Egonu.
Së fundmi, “EA7” ka filluar bashkëpunim me Juventusin, duke krijuar veshje zyrtare për ekipin e parë të meshkujve. Numri 7 dhe marka mbeten simbol i elegancës dhe lidhjes së Armanit me sportin.
The post Numri 7 në markën e Giorgio Armani nuk është rastësi, por dedikim i veçantë për një futbollist appeared first on Telesport.