Pas humbjes 2-0 ndaj Sllovakisë, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, reagoi ashpër: “Nuk dua më të flitet për cilësi. Për mua mjafton të ketë emocione. Ky është faktori vendimtar, emocionet. Sot kemi zgjedhur lojtarët më të mirë të Gjermanisë, por ndoshta duhet të fokusohemi më pak te cilësia dhe më shumë tek ata që japin maksimumin”.
Ai shtoi për ndryshimet në ekip: “Kam besim te grupi, por të gjithë duhet të kuptojnë fjalët e Rudi Völler: çdo ndeshje duhet të trajtohet si finale Champions League. Kemi 5 ndeshje të mbetura dhe duhet t’i fitojmë të gjitha, me diferencë të madhe, përndryshe shkojmë në play off”.
Rreth atmosferës në dhomën e zhveshjes: “Disa lojtarë flasin mes tyre dhe e ngrenë zërin, por kjo duhet të ndodhë. Motivimi duhet të vijë nga brenda skuadrës dhe pastaj te tifozët”. Nëse ndihet në vështirësi: “Nuk jam në vështirësi. Nuk po shkatërroj asgjë, po punoj brenda skuadrës”.
The post Nagelsmann, i tërbuar pas humbjes 2-0 ndaj Sllovakisë: Nuk dua më të flitet për cilësi… appeared first on Telesport.