Përpara ndeshjes kualifikuese të Portugalisë kundër Armenisë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026, mesfushori i PSG-së Vitinha foli në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar portugez.
Ai filloi duke folur për sezonin e kaluar, i cili kulmoi me fitoren e Champions League. “Ishte vërtet një sezon ëndrrash, një sezon që do ta kujtoj për pjesën tjetër të karrierës sime”, tha Vitinha.
Më tej, ai shtoi: “Gjithsesi, shpresoj që më e mira ende nuk ka ardhur. Ishte një sezon pothuajse perfekt.”
Lidhur me përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për fitimin e Topit të Artë 2025, ai shpjegoi: “Mendoj se mund të synoj një përfundim të mirë. Të ngjitesh sa më lart në tabelë do të ishte fantastike”.
Në fund, Vitinha foli për ëndrrën e tij, për të fituar Kupën e Botës: “Kush nuk do ta donte ta fitonte? Do të ishte perfekte. Si ekip kombëtar, fituam Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve dy herë. Fitimi i Kupës së Botës do të ishte perfekt. Do të bëjmë çmos për ta arritur këtë.”
The post “Pas triumfit në Champions me PSG tani ëndërroj edhe Kupën e Botës me Portugalinë” appeared first on Telesport.