22.5 milionë euro në sezon apo Botërorin? Dilema “hamletiane” e David Alaba kalon nga… gjigandët turq

E ardhmja e David Alaba te Real Madridi mbetet e pasigurt. Edhe pse merkatoja kryesore europiane është mbyllur, vazhdojnë thashethemet për një transferim të tij të mundshëm në Turqi. Sipas “Defensa Central”, Fenerbahçe dhe Besiktas kanë shprehur interes për kapitenin 33-vjeçar të Austrisë, duke synuar ta marrin në Stamboll para 12 shtatorit, fundi i merkatos turke.

Operacioni mund të bëhet me blerje të përballueshme, ose me huazim. Për madrilenët, një shitje e tillë do të kishte peshë, pasi Alaba fiton rreth 22.5 milionë euro në sezon dhe ka kontratë deri më 2026. Megjithatë, vetë lojtari nuk duket i interesuar të largohet. Alaba dëshiron të respektojë marrëveshjen me Real Madridin dhe të rikthehet në formacion.

Aktualisht, me Xabi Alonso në pankinë, ish-lojtari i Bayern Munich nuk ka luajtur asnjë minutë në tri ndeshjet e para zyrtare të sezonit të ri, gjë që e bën situatën delikate edhe para Botërorit 2026. Ndërkohë, Fenerbahçe dhe Besiktas kërkojnë një lider për mbrojtjet e tyre pas ndryshimeve në stafet teknike dhe investimeve të mëdha në përforcime.

The post 22.5 milionë euro në sezon apo Botërorin? Dilema “hamletiane” e David Alaba kalon nga… gjigandët turq appeared first on Telesport.