Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti trafiku, të enjten kanë pranuar 4 pacientë.
Në njoftim thuhet se 3 pacientë janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
Ndërsa sipas njoftimit një është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe kujdesit intensiv nga ekipi mjekësor.