Spanja do të luajë sot ndaj Bullgarisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Trajneri i ekipit iberik Luis De La Fuente foli për këtë sfidë. “E rëndësishme është të kontrollojmë topin dhe të krijojmë raste shënimi, pa nënvlerësuar kundërshtarin”, tha De La Fuente.
“Loja e mirë në grup është më e rëndësishme se ajo individuale dhe e dimë se për cfarë luajmë. Të gjithë lojtarët kanë ardhur me dëshirën për të fituar, të përulur dhe profesionalitet. Për mua është një kënaqësi të luaj me ta”, tha trajneri spanjoll.
De La Fuente foli edhe për Yamal, duke thënë: “Është një djalë i mrekullueshëm, i pjekur dhe ajo që po bëjmë mund ta ndihmojë edhe më shumë për t’u rritur. Tashmë të gjithë e njohin talentin e tij në të gjithë botën.
“Duhet të përmirësojmë disi gjërat në mbrojtje, por për sa kohë që shënojmë një gol më shumë se kundërshtari është mirë. Nuk kemi me atë soliditet në mbrojtje, por jemi mirë në sulm. Ky ekip është ndërtuar për të sulmuar vazhdimisht. E kundërta do të më shqetësonte”, tha De La Fuente.
The post De La Fuente: Ky ekip është ndërtuar për të sulmuar, u kundërta do të më shqetësonte appeared first on Telesport.